DYLON

Robert Rrahmani, përforcim i radhës i SC Gjilanit

Robert Rrahmani, përforcim i radhës i SC Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani bënë me dije se ka arritur marrëveshje me futbollistin Robert Rrahmani.

Dakordimi i palëve për të bashkëpunuar është i vlefshëm deri në verën e vitit 2027.

EkoHigjiena

Rrahmani vjen nga radhët e klubit Feronikeli ’74, ekip me të cilin garoi në kampionatin elitar të futbollit kosovar, ndërkohë që më parë ka djersitur fanellën e klubit Trepça ’89 nga Mitrovica.

“23 vjeçari luan në pozitën e mesfushorit të avancuar dhe është një vlerë e shtuar për ekipin e kryetrajnerit Ardian Nuhiu, i cili po merr formën nga dita në ditë”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Rrahmani nga Mitrovica është pritur nga drejtori sportive Ertan Demiri, teksa kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit dhe i kanë zgjatur duart së bashku drejt objektivave që janë vënë para nga klubi kuq e bardh. /2LONLINE/