DYLON

Edison Kqiku pjesë e SC Gjilanit edhe për tri vite

Edison Kqiku pjesë e SC Gjilanit edhe për tri vite
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani bënë të ditur për zgjatjen e bashkëpunimit me Edison Kqikun, kapitenin e skuadrës.

Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet klubit dhe futbollistit është e vlefshme deri në verën e vitit 2027.

EkoHigjiena

‘Kqiku barti mbi supe barrën e ekipit pasi u gradua me shirtin e kapitenit në edicionin e fundit, duke zhvilluar ndeshje mjaft pozitive dhe duke qenë njëri ndër protagonistët e skuadrës’, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Drejtori sportive Ertan Demiri ka prezantuar arritjen e bashkëpunimit me Kqikun, derisa i ka uruar shumë fat dhe sukses në sfidat e radhës të cilat e presin atë dhe gjithë skuadrën.  /2LONLINE/