DYLON

Në Gjilan është mbajtur turneu ndërkombëtar i xhudos – rezultatet e plota!

Në Gjilan është mbajtur turneu ndërkombëtar i xhudos – rezultatet e plota!
Avatar photo Redaksia

Në Palestrën sportive “Bashkim Selishta” në Gjilan është mbajtur turneu ndërkombëtar “16 Qershori” ku morën pjesë rreth 150 garues për grupmoshat U13, U15 dhe U18.

Ky turne është organizuar nga Federata e Xhudos e Kosovës në bashkëpunim me klubin e xhudos “Gjilani” nga Gjilani. Nga Kosova pjesmarrës kanë qenë këto klube: KXh “Ippon”, KXh “Trepça”, KXh”Llapi”, KXh “Polici”, KXh “Sankaku”, KXh “Kastrioti”, KXh “Gjilani”, KXh “Peja”, KXh “Prishtina”. Ndërkaq, pjesëmarrës ishin edhe klubet nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

EkoHigjiena

Prezent në këtë garë ishte sekretari i përgjithshëm i Federatës së Xhudos të Kosovës, Korab Morina, anëtari i bordit i Federatës së Xhudos të Kosovës, Anton Cena, të cilët i përcollen ndeshjet nga afër dhe e udhëhoqën garën. Kurse drejtësinë në këtë garë e ndanë gjyqtarët, Shahin Behrami, Fatmir Salihaj dhe Linda Cena.

?Klubi më i suksesshëm me 19 medalje të arta, 8 të argjendta dhe 6 të bronzta u shpall KXh “Ippon”, Pejë; me 7 medalje të arta, 2 të argjendta dhe 3 të bronzta në vendin e dytë u radhit KXh “Trepça”, Mitrovicë; me 6 medalje të arta, 3 të argjendta, dhe asnjë të bronztë në vendin e tretë radhitet KXh “Peja”, Pejë; dhe me 4 të arta, 6 të argjendta, dhe 7 të bronzta në vendin e tretë radhitet KXh “Gjilani”, Gjilan.

Medaljet e arta sipas grupmoshave dhe kategorive:

?U13

Meshkujt:

Kategoria -26kg

Ali Bashota, “Trepça”, Mitrovicë

Kategoria -30kg

Ali Hazic, Mali i Zi

Kategoria -38kg

Anuar Sahara, “Peja”, Pejë

Kategoria -42kg

Ergin Zekaj, “Peja”, Pejë

Kategoria -46kg

Jon Shala, “Peja”, Pejë

Kategoria -50kg

Aleon Gjakova, “Ippon”, Pejë

Kategoria -55kg

Rion Shabani, “Gjilani”, Gjilan

Kategoria -60kg

Norik Krasniqi, “Ippon”, Pejë

Kategoria +60kg

Amin Duraku, “Trepça”, Mitrovicë

Femrat:

Kategoria -24kg

Feroza Abazi, “Gjilani”, Gjilan

Kategoria -28kg

Qendresa Bytyqi, “Ippon”, Pejë

Kategoria -32kg

Soreja Berisha, “Ippon”, Pejë

Kategoria -36kg

Teuta Marku, “Ippon”, Pejë

Kategoria -40kg

Emira Zabelaj “Ippon”, Pejë

Kategoria -44kg

Mila Sojmilovska, Maqedoni e Veriut

Kategoria -48kg

Alea Reshitaj, “Ippon”, Pejë

Kategoria -52kg

Yllka Alimehaj, “Ippon”, Pejë

Kategoria -57kg

Bejza Llonqari, “Ippon”, Pejë

?U15

Meshkujt

Kategoria -38kg

Salahudin Salihovic, Mali i Zi

Kategoria -42kg

Melos Berisha, “Peja”, Pejë

Kategoria -50kg

Jon Haxhiu, “Peja”, Pejë

Kategoria -55kg

Jon Cimili, “Trepça”, Mitrovicë

Kategoria -60kg

Nora Kuka, “Ippon”, Pejë

Kategoria -66kg

Floran Taraku, “Ippon”, Pejë

Kategoria +73kg

Damir Bibic, Mali i Zi

Femrat

Kategoria -36kg

Norgena Berisha, “Ippon”, Pejë

Kategoria -44kg

Delvina Ibishi, “Trepça”, Mitrovicë

Kategoria -48kg

Marela Shala, “Trepça”, Mitrovicë

Kategoria -57kg

Elma Veseli, “Trepça”, Mitrovicë

Kategoria -70kg

Arba Hasanaj, “Ippon”, Pejë

Kategoria +70kg

Tiara Bajrami, “Sankaku”, Fushë Kosovë

?U18

Meshkujt

Kategoria -50kg

Deivi Caka, Shqipëri

Kategoria -55kg

Riad Kasapi, ‘Trepça”, Mitrovicë

Kategoria -60kg

Riduan Kabashi, “Ippon”, Pejë

Kategoria -66kg

Ron Reshitaj, “Ippon”, Pejë

Kategoria -73kg

Art Lila, “Peja”, Pejë

Kategoria -81kg

Ermir Bytyqi, “Kastrioti”, Ferizaj

Kategoria +90kg

Bardh Maliqi, “Gjilani”, Gjilan

Femrat

Kategoria -48kg

Besjana Gashi, “Sankaku”, Fushë Kosovë

Kategoria -52kg

Elita Gashi, “Ippon”, Pejë

Kategoria -57kg

Erlule Musaj, “Ippon”, Pejë

Kategoria -63kg

Amina Adzajlic, “Ippon”, Pejë

Kategoria -70kg

Jetesa Baliu, “Kastrioti”, Ferizaj

Kategoria +70kg

Ruvejda Llonqari, “Ippon”, Pejë