DYLON

Këto janë kërkesat e komunitetit serb në kuadër të buxhetimit me pjesëmarrje

Këto janë kërkesat e komunitetit serb në kuadër të buxhetimit me pjesëmarrje
Avatar photo Redaksia

Ka përfunduar faza e parë e diskutimeve me qytetarë në kuadër të buxhetimit me pjesëmarrje.

Propozimet janë dhënë edhe nga komuniteti serb.

EkoHigjiena

“Fazën e parë të aktiviteteve për buxhetimin me pjesëmarrje e përfunduam me takimin me banorë nga komuniteti serb, në kuadër të përfshirjes së komuniteteve jo shumicë në proceset e vendimmarrjes në nivelin lokal”, tha Arbenita Sopi Haziri, drejtoresh e Administratës së Përgjithshme në Gjilan.

Komuniteti serb propozon:

1. Sallë sportive për shkollën në Shillovë

2. Ndërrimi i gypave të sistemit të ujësjellësit

3. Asfaltimi i rrugës kryesore në Shillovë

Sipas drejtoreshës Sopi Haziri, komuniteti serb merr pjesë në buxhetimin me pjesëmarrje dhe vendos për projektet me prioritet! /2LONLINE/