DYLON

Kryetari Sokol Haliti takoi shkrimtaren vitiase Flutura Azemi

Kryetari Sokol Haliti takoi shkrimtaren vitiase Flutura Azemi
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim mikpritës, shkrimtaren e re vitiase Flutura Azemin, e cila është edhe autore e librit “Vorbull ndjenjash”.

Me këtë rast, kryetari Haliti u shpreh se është shumë i nderuar që komuna e Vitisë çdo ditë po pasurohet me talent të rinjë e që premtojnë shumë, siç është edhe Flutura Azemi.

EkoHigjiena

Duke e pranuar një ekzemplarë të këtij libri nga vet autorja, kryetari Haliti e ka uruar znj. Azemi për librin e ri dhe në shenjë respekti për kontributin e dhënë në letërsi, i ndau një mirënjohje.

Përndryshe, sot në në Shtëpinë e Kulturës “Gursel dhe Bajram Sylejmani”, në Viti, u bë edhe promovimi i këtij libri i cili titullohet “Vorbull ndjenjash”.  /2LONLINE/