DYLON

PDK: Të fortë si përherë dhe unik në qëndrime për zhvillimet politike në vend

PDK: Të fortë si përherë dhe unik në qëndrime për zhvillimet politike në vend
Avatar photo Redaksia

“Po e përmbyllim javën me plot aktivitete terreni, me takime të ndryshme me aktivistët tanë kudo e ngado. Struktura jonë vazhdon të mbetet e fortë si përherë, e unike në qëndrime për zhvillimet politike në vend”, thuhet në komunikatën e Degës së PDK-së në Gjilan

Më tej në komunikatë thuhet:

EkoHigjiena

“Përmes diskutimeve të frytshme, pranuam komente e mesazhe inkurajuese, se ne si në nivel qendror, poashtu edhe në atë lokal, jemi të unifikuar në qëndrime, aktivitete dhe agjendë të konsoliduar.

Se nëndegët janë bazamenti ynë më i fuqishëm, na ka treguar e kaluara, na tregon e tashmja. Ritheksojmë se bashkërendimi për të ardhmen është akoma më i fuqishëm, sidomos me pajtimin se ndryshimet në vend do t’i sjellë pikërisht PDK-ja, dhe përkrahja masive e qytetarëve.

Kështu e me këtë frymë, do të vazhdojmë të takohemi me aktivistët tanë dhe me qytetarët e tjerë, për t’i dëgjuar opinionet dhe kërkesat e tyre, në mënyrë që zotimet tona të përmbushen në plotni.

Së bashku le të na prijë e mbara”.   /2LONLINE/