DYLON

Ka ndërruar jetë Lulzim Sylejmani, ngushëllojnë kryesuesi i Kuvendit e Kryqi i Kuq i Kosovës – Gjilan

Ka ndërruar jetë Lulzim Sylejmani, ngushëllojnë kryesuesi i Kuvendit e Kryqi i Kuq i Kosovës – Gjilan
Avatar photo Redaksia

Ka ndërruar jetë Lulzim Atullah Sylejmani, zyrtar i lartë në Administratën Tatimore të Kosovës në Gjilan.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të të ndjerit, të cilët kanë bërë publike edhe kohën dhe vendin e varrimit.

EkoHigjiena

Lulzim Sylejmani për të gjithë ata që e njohën do të mbahet në mend si njeri punëtor, i urtë, i dashur e shumë miqësor.

***

Telegram ngushëllimi

E nderuara familja Sylejmani,

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ikjen në amshim të më të dashurit tuaj, Lulzim Sylejmani, punëtor shumëvjeçar në ATK, e profesorit gjilanas.

Ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta për humbjen e familjarit tuaj!

Me nderime,
Kushtrim Kadriu,
Kryetar i Kuvendit Komunal të Gjilan

***

Kryqi i Kuq i Kosovës – Dega Gjilan 

NJOFTIM MORTOR

Ndahet nga jeta Instruktori i Ndihmës se Parë i Kryqit të Kuq të Kosovës dega Gjilan Lulzim Sylejmani.

Kryqi i Kuq i Kosovës dega Gjilan është falenderues përjetësisht ndaj të ndjerit për vullnetin dhe kontributin e tij të çmuar.

Kryqi i Kuq, dega Gjilan dhe Kryqi i Kuq i Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Sylejmani për humbjen e njeriut të tyre të shtrenjtë.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet me datë 10 Qershor, me namazin e ikindisë, në varrezat e fshatit Përlepnicë.

***

Në njoftimin e familjarëve është shkruar:

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot, me 09 qershor 2024, ndërroi jetë më i dashuri jonë Lulzim Atullah Sylejmani.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet me datë 10 qershor, me namazin e ikindisë, në varrezat e fshatit Përlepnicë.

Familja SYLEJMANI