DYLON

Gagica drejtuesve të komunës: Nëse nuk dini, ikni n’shpi!

Gagica drejtuesve të komunës: Nëse nuk dini, ikni n’shpi!
Avatar photo Redaksia

“Stadiumi nuk po bëhet assesi, e kjo e dëmton sportin dhe sportistët gjilanas. Krejt kjo katrahurë që po ndodh në Komunën e Gjilanit, është pasojë e një qeverisje të padijshme dhe një kryetar praktikant i cili nuk po ia del me kry punën siç duhet e siç ka premtuar”, ka thënë Nazim Gagica, kryetar  i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan.

Sipas tij, pezullimi i tenderit është dëshmi se diçka nuk po shkon, se ka telashe. Është veprim i cili vjen si rezultat i presionit mediatik e qytetarë.

EkoHigjiena

“Nëse nuk dini, ikni n’shpi. Nuk është marre me u dorëzu, marre është me vazhdu me dëmtu Gjilanin dhe qytetarët”, u ka thënë drejtuesve të komunës, Gagica  i AAK-së.   /2LONLINE/