DYLON

Gjilan: Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Gjilan: Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë gjyqësore
Avatar photo Redaksia

Me datën 04.06.2024 njësite policore nga Stacioni Policor në Gjilan, kanë arrestuar K.R. (viti i lindjes 2004, mashkull kosovar shqiptar).

Ai kërkohej me urdhëresës gjyqësore nga Gjykata Themelore në Gjilan me dënim burgimi prej tetë (8) muajsh për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

EkoHigjiena

Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave, thuhet në njoftimin e policisë.  /2LONLINE/