DYLON

Mbyllet Panairi “Prishtina 2024”, Vali Ranch prezanton ofertat për vizitorët nga diaspora

Mbyllet Panairi “Prishtina 2024”, Vali Ranch prezanton ofertat për vizitorët nga diaspora
Avatar photo Redaksia

Mbyllet panairi “Prishtina 2024”, Vali Ranch ka prezantuar ofertat e saj për vizitorët nga diaspora.

Në mesin e kompanive vendore dhe ndërkombëtare, resorti tursitik “Vali Ranch”, invenstim nga diaspora ka prezantuar ofertat e saj për vizitorët në Panairin e përgjithshëm ndërkombëtar “Prishtina 2024”, i cili për tri ditë ishte hapur në “Prishtina Business Center” në Çagllavicë, transmeton albinfo.ch.

EkoHigjiena

Fehmi Fetahi, pronar i Resortit “Vali Ranch”, ka inkurajuar bizneset nga diaspora që të marrin pjesë me një numër më të madh në panairet e Kosovës për të ofruar produktet e tyre për tregun kosovar, por edhe atë ndërkombëtar.

Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, tha se panairi ka ofruar mundësi për rrjetësim, diskutime dhe shkëmbimit të njohurive dhe praktikave më të mira të biznesit.

Në stenden e kompanisë Vali Ranch janë prezantuar oferta të ndryshme si, sallat në ambiente të mbyllura, hapësirat përrallore në ambiente të hapura, dekorimet magjike e po ashtu ushqimet e kuzhinave të ndryshme, hoteli  luksoz. vilat, restorantet, shtigje kalërimi, minigolf, si dhe Steak House-in. Të gjitha këto, bashkë me traditën në mikpritje dhe shërbimet e kualitetit të lartë, e bëjnë atë një vend ku vizita e juaj në çdo kohë mund të shndërrohet në një moment të paharrueshëm lumturie.

Panairi është organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës. Pjesëmarrës në panairin e këtij viti ishin biznese dhe organizata nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Finlanda, Çekia, Gjermania, Zvicra, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi dhe biznese nga diaspora shqiptare. 

/albinfo.ch/