Lexo me krenari !!!
(2LONLINE) – Duke mos dashtë me shkrua asgjë tjetër përpos “Kosova”, këtu në këtë shtet, megjithatë të dalin përmes gishtave të dirigjuara nga truri të dalin vetë shkrimet. Duke dashtë vetëm me u krenua me punën e të madhit z. Fadil Vokrri dhe lojën e futbollistëve kosovare, prapë del diçka qe duhesh duhet të shkruash. Paraprakisht unë them Bravo vëllezër për paraqitjen tuaj, rrugëtim të mbarë dhe me fat drejt FIFA WORLD CUP 2018.
Popull i dashur i Kosovës, kemi pa raste kur të vet-quajturit politikanë kanë shfrytëzuar çdo nismë të mirë të çfarëdo fushe, duke tentua me fitua poenë politikë në emër të asaj që po bëhet për të mirë të këtij shteti, ose duke komentua me injorancën më të madhe për ndonjë të arritur.
Deri dje ne orën 14:00 jam ndie krenar me Kombëtaren Shqiptare, gjithashtu me kapitenin Lorik Cana, nga dje me Kombin Shqiptare PO, e me Canën JO.
I nderuar Lorik Cana, nga viti 2000 e deri ne vitin 2006 sa futbollistë nga Kosova ka pasur Kombëtarja e Shqipërisë? (Nëse nuk të kujtohet, ta rikujtoj). Nga viti 2000 ka qenë vetëm Besnik Hasi, ndërsa Lorik Cana nga viti 2003, sa keq!
Kur ne formacionin e kombëtares se Shqipërisë ishin, Fatmir Vata, Altin Rakli, Igli Tare, Altin Lala, Foto Strakosha e shumë të tjerë, shqiptarët e Kosovës pak e hiq kishim vend në kombëtare e qe besa përveç juve dyve s’kishte të tjerë “në Kombëtare”.
Jo që Kosova nuk kishte shqiptarë që luanin jashtë, por më me prioritet ishin të lartpërmendurit dhe për greko-shqiptarin Armando Duka, prioritet ishin futbollistët të lindur në Shqipëri.
Tani që Kosovës i erdhi radha të filloj ndërkombëtarizimin e futbollit të shtetit të vet , Lorik Cana del në intervista dhe ngritë urrejtje ndaj dy shteteve që njëra nënë e tjetra bijë.
I nderuar Lorik Cana , po, sikur ti kam qenë edhe unë një futbollist mirëpo jo me fatin tënd të artë, ku në ëndrrat e mija ka qenë të përfaqësojë Kosovën apo Shqipërinë në mbarë botën, ti mbrojë këto ngjyra të gjakosura me vite të tera, e këto të krijuara që disa vite, mirëpo fati im nuk ishte po sikur ai i juaji “I ARTE”.
Vëlla Lorik Cana, unë dhe shumë shokë të tjerë qe në pluhurin e fushave të futbollit të Kosovës luajtëm me qëllimin të arrijmë në nivelin tënd dhe kolegëve të tu, këtu prapë na dallon një gjë tjetër, ne u lindëm në Kosove, mësuam në Kosovë, përjetuam një luftë të tmerrshme, filluam nga zeroja dhe nuk u lindëm në Kosovë e pastaj për të ikur diku në shtetet e fuqishme siç është Zvicra (sikur ju).
I dashur Lorik Cana, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Adnan Januzaj… ne nuk i quajmë tradhtarë sepse shkollat tona të futbollit, trajnerët si: Musa Selimi, Refik Rexhepi, Skender Hoxha, Muhamer Avdullahu, Selim Muji, Maksut Maksuti , Kemajl Halimi…, nuk na edukuan që përmes futbollit të ushtrojmë edhe politika të ndonjë partie politike me thirrje nacionaliste, këta të dashur që i përmenda na edukuan me më të paktën të largohemi nga rrugët dhe të mundohemi për një të ardhme, këta na edukuan që futbolli është paqe, tolerancë dhe e drejtë njerëzore për zgjedhjen e ndonjë fushe-veprimi në ndonjë vend të caktuar.
Kosova, Shqipëria ka pasur shumë “tradhtarë” në fusha tjera, ndoshta babai juaj të ka mësuar pak për këtë lloj qenie njerëzore keqbërës të shteteve tona, por ata nuk kanë qenë futbollistë e qe besa as këngëtarë, as aktorë , thjeshtë politikanë me zemër të tradhtarit.
Po të isha në vendin tuaj Lorik Cana , dje do ti uroja vendlindjes fat dhe rrugëtim sa më të shkurtër drejt një bashkimi me kombëtaren.
Zidane futbollist që la gjurmë në futboll, e që e ke dashtë shumë, nuk ka qenë nga Franca mirëpo ka mbrojtë ngjyrat e Francës se është rritur nga aty.
Nëse dëshira për ty është bashkimi i Kosovës me Shqipërinë dhe bashkimi i të gjithë shqiptarëve, ateherë në Luginë, në Mal të Zi, në Maqedoni, në Bosnje, trego publikisht sa herë ke qenë për ti vizituar apo për të parë klubet e futbollit atje, për ta gjetur ndonjë talent shqiptar? Me informacione sa kam, asnjëherë fatkeqësisht asnjëherë. Cilin futbollist nga Kosova apo nga këto vende ju ke bërë preferencë klubeve nga ke luajtur? Me sa e di asnjë!
I nderuri Lorik Cana, leje politikën, mos u bë nacionalist, por mbrojë ato ngjyra se shumë njerëz sot nuk janë për ato ngjyra, për atë shqiponjë , për atë krenare që ti bartë në krahun tënd.
Politikanët kosovarë harroni votat përmes futbollit!
Ju politikanë të cilët vërshuat facebook-un me shkrime, nëse juve ju ka humbur rruga në Parlamentin e Kosovës, mos u mundoni me e nda një copë mendimi me qellim të lokalizmit, katër futbollistë me prejardhje nga Anamorava nuk kanë ardhur në përfaqësuesen e Kosovës nga “baushtellat” Evropiane. Ata mbi të gjitha janë kosovarë, ne duhet të krenohemi që kanë bërë këtë zgjedhje për të mbrojtë atë Flamur , ato ngjyra që para 6 viteve ju vet i votuat nga karriget e buta të Parlamentit të Kosovës.
Lëreni Federatën e Futbollit të Kosovës të zhvillohet ashtu siç ka ditur të bind botën për të lejuar këso lloj ndeshje sepse futbollistët kosovarë të superligës së Kosovës nuk janë të nivelit të ulët mirëpo përgatitja fizike, teknike nuk mundet me ardhur në nivelin e atij që nuk është ndalë së stërvituri nga përfundimi i sezonit dimëror (vjeshtor), futbollistët tanë nga viti 2000 këtë sistem e kanë nga 4 muaj pushim, 2 javë para fillimit të kampionatit mundohen me u përgatit dhe nuk është faji i këtyre futbollistëve e as i Federatës, po është i juaji në parlament që na keni mbulua me të zeza , me asfalt të zi, duke mos investua në ardhmërinë e asaj që sot po ju djeg të gjithë juve.
Për Majlinda Kelmendi, u krenua gjithë Kosova dhe shqiptaret me të arriturat e saj po ashtu Anamorava të gjithë kanë qenë krenare.
Lutje publike, mos ndërhyni edhe në sport, mos na humbni edhe atë pak durim që kemi si rini e Kosovës, mbajeni atë profesion që e keni sepse ka profesionistë të sporteve në Kosovë, kjo e dëshmon me fakte dhe sot Kosova jo që shënoi histori por hyri në një rrugë ku për një ndeshje i bënë të flasë gjithë botën, ndërsa një seancë parlamentare, një vizitë jashtë Kosovës përveç popullit të Kosovës askush s’mundet me ju durua me rrena, me mashtrime duke e mbush barkun tuaj në emër të popullit.
Uroj që të mos ndikoni në këtë fushë sepse ky është i vetmi vend ku neve të rinjve na bien nga pak lot gëzimi, e nga pak buzëqeshje.
Dashuria jonë për Kombin është më e madhe se sa ajo juaja për karriget.
Kosove paq fat në rrugëtimin tënd drejt sportit botëror, drejt rrugës më të mirë të mundshme./2lonline/
Valdrim HALIMI
