DYLON

“Mollëkuqet” vazhdojnë t’i sjellin vendit suksese të mëdha, kësaj here nga Parisi

“Mollëkuqet” vazhdojnë t’i sjellin vendit suksese të mëdha, kësaj here nga Parisi
Avatar photo Redaksia

Lauratët nga Kosova dolën faqebardhë dhe fitimtarë në festivalin “Etolies De Paris” në Francë, duke rrëmbyer çmimet e vendeve të treta, të dyta, të para dhe çmimin kryesor të festivalit, “Grand Prix”.

Pjesëmarrëse në festival ishin :

EkoHigjiena

Ilda Nuhiu, e cila fitoi edhe çmimin kryesor “Grand Prix”.

Donika Mehmeti, çmimin e vendit të parë.

Erona Maliqi, e cila fitoi vendin e parë për muzikë folk.

Lina Demiri, e cila fitoi çmimin e parë.

Alea Dvorani, me vendin e parë si soliste dhe vendin e dytë në muzikë instrumentale.

Rina Rexhepi, me çmimin e vendit të dytë, vendin e parë në vallëzim, vendin e tretë në piano.

Dineta Abazi, me çmimin e vendit të dytë dhe vendin e tretë në muzikë instrumentale.

Rina Uka, me çmimin e vendit të dytë.

Luna Salihu, me çmimin e vendit të tretë.

Mjellma Mehmeti, e cila fitoi vendin e tretë në muzikë instrumentale.

Alisa Dvorani, me diplomë në këndim.

Falë organizatës “Mollëkuqet”, kjo ftesë e cila erdhi nga drejtoresha, Juliana Tomachek, është bërë e mundur me bashkëpunimin e ngushtë të drejtoreshës, Arta Haziri-Nuhiu, e cila çdo ditë e më shumë po e dëshmon punën dhe mbështetjen për të gjithë talentët shqiptarë.  /2LONLINE/