DYLON

Dardanapress përfundon ciklin e trajnimeve me nxënës lidhur me edukimin për Trashëgiminë Kulturore të Komunës së Kamenicës

Dardanapress përfundon ciklin e trajnimeve me nxënës lidhur me edukimin për Trashëgiminë Kulturore të Komunës së Kamenicës
Avatar photo Redaksia

Dardanapress përfundon ciklin e trajnimeve me nxënës  lidhur me edukimin për Trashëgiminë Kulturore të Komunës së Kamenicës.

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi dhe Edukimi të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës”, ka përfunduar ciklin e  trajnimeve të nxënësve lidhur me edukimin për Trashëgiminë Kulturore dhe Historike të Komunës së Kamenicës.

EkoHigjiena

Qëllim kryesor i trajnimeve i nxënësve  ishte marrja e njohurive  për Diverzitetin Kulturor të Trashëgimisë në Komunën e Kamenicës, vendet e objekteve Kulturore Historike të Komunës, Edukimit i të nxënësve  mbi rendësin e vlerave të Trashëgimisë Kulturore si dhe për rendësin e mbrojtjes dhe promovimit të Trashëgimisë Kulturore .

Trajnimet me nxënës u mbajtën në këto shkolla: SHFMU ”Metush Krasniqi” Roganë, IAAP “Andrea Durrsaku” ,Kamenicë, SHFMU “Avni Rrustemi”, Karaçevë e Epërme, SHFMU ,,Asllan Thaçi’’ në Karaçevë e Poshtme, SHFMU “Dëshmorët e Kombit”, në Kamenicë.

Projekti “Promovimi dhe Edukimi të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës”, është përkrahur  nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit. /2LONLINE/