DYLON

Kryetari Hyseni: Jam i tronditur nga lajmi për vdekjen e hershme të Tahir Muratit!

Kryetari Hyseni: Jam i tronditur nga lajmi për vdekjen e hershme të Tahir Muratit!
Avatar photo Redaksia

“Jam i tronditur nga lajmi për vdekjen e hershme të Tahir Muratit!”, ka shkruar në profilin e tij, kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Ai ka kujtuar se në fëmijëri të hershme, Tahiri ishte trajneri i tij i basketbollit.

EkoHigjiena

“Kujdesi i tij ndaj nesh atëherë e tejkalonte rolin e tij si trajner basketbolli”, ka thënë Kryetari Hyseni.

Ai shtoi se Gjilani ka humbur një njeri të jashtëzakonshëm, familjar të përkushtuar e sportist të dalluar.

“Ngushëllime familjes Murati, miqëve dhe të gjithë atyre që janë edukuar për sportin e jetën nga trajneri Tahir!”, ka ngushëlluar, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. /2LONLINE/