DYLON

Akademia e Mbrojtjes/Qendra për Studime Universitare organizoi vizitë në Shqipëri

Akademia e Mbrojtjes/Qendra për Studime Universitare organizoi vizitë në Shqipëri
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të planit vjetor të aktiviteteve, Akademia e Mbrojtjes dhe Qendra për Studime Universitare  (QSU), organizuan vizitë në Shqipëri, ku fillimisht u pritën nga Kolonel Ilirjan Dauti, Dekan i Fakultetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë nga Akademia e Forcave të Armatosura.

Kolonel Dauti i informoi stafin dhe kadetët nga Akademia e Mbrojtjes për historikun, zhvillimin dhe planet për të ardhmen e Akademisë së Forcave të Armatosura, me fokus Fakulteti i Mbrojtjes dhe Sigurisë, ku shkollohen një numër i konsiderueshëm i kadetëve nga Forca e Sigurisë së Kosovës, si rezultat i bashkëpunimit mes dy shteteve dhe institucioneve.

EkoHigjiena

Kadetët e dy akademive patën rastin të njoftohen dhe të ndajnë eksperiencat e tyre mes vete.

Si pjesë e vizitës kadetët dhe stafi vizituan edhe bunkerin anti-bërthamor të kthyer në muze “Bunk’ART”, “Shtëpinë me Gjethe” dhe pjesë të tjera të kryeqytetit shqiptar. /2LONLINE/