DYLON

Ansambli Kombëtar “Shota” performon në Kamenicë

Ansambli Kombëtar “Shota” performon në Kamenicë
Avatar photo Redaksia

Sonte në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë, në kuadër të Manifestimit Tradicional ‘Lulëkuqet e Prillit”, ka performuar Ansambli Kombëtar “Shota”.

Me valle të shumta nga treva të ndryshme shqiptare, ansambli në fjalë me talentin e jashtëzakonshëm kanë performuar para publikut kamenicas.

EkoHigjiena

Performanca e Ansamblit “Shota” shënon edhe përmbylljen e Manifestimit Tradicional “Lulëkuqet e Prillit” në Kamenicë. /2LONLINE/