DYLON

Brenda ditës shqiptohen 1 mijë e 558 gjoba trafiku

Brenda ditës shqiptohen 1 mijë e 558 gjoba trafiku
Avatar photo Redaksia

Duke iu referuar statistikave policore brenda një dite, në vendin tonë janë regjistruar 39 aksidente të trafikut, ndërsa janë shqiptuar 1 mijë e 558 tiketa gjobitëse, për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Gjatë 24 orëve të fundi, kanë ndodhur 39 aksidente trafiku, nga të cilat 21 me lëndime në njerëz, 18 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa të lënduar.

EkoHigjiena

Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 17 persona, 12 janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/