DYLON

Për sportdashësit gjilanas: Sot luhen ndeshjet Drita – Liria dhe Prishtina – Gjilani

Për sportdashësit gjilanas: Sot luhen ndeshjet Drita – Liria dhe Prishtina – Gjilani
Avatar photo Redaksia

Java e 29-të e Superligës së Kosovës në futboll sot sjellë tri ballafaqimet e para të kësaj jave, mes tyre edhe të dy skuadrave gjilanase që bëjnë gara në elitën e futbollit kosovar, Dritës dhe Gjilanit.

Skuadra e Dritës  do të jetë nikoqire e skuadrës nga Prizreni, Lirisë. Kjo ndeshje luhet në stadiumin ndihmës në Gjilan dhe është e rëndësishme për skuadrën gjilanase e cila mëton të vazhdojë tutje “luftën” për titull kampioni. Aktualisht Drita ndodhet në pozitën e tretë me  54 pikë, aq sa ka edhe Llapi në pozitën e dytë, derisa lideri Ballkani ka 56 pikë.

EkoHigjiena

Në anën tjetër, Liria është në fund të tabelës me 10 pikë dhe është afër rënies nga Superliga.

Skuadra tjetër gjilanase, Gjilani, ndeshjen e kësaj xhiroje do ta zhvillojë si skuadër udhëtuese, ku e pret ballafaqimi me Prishtinën. Edhe për  skuadrën kuq e bardh pikët janë shumë të rëndësishme për të ikur nga zona e barazhit. Aktualisht Gjilani ndodhet në pozitën  e 7 me 30 pikë, aq sa ka edhe Feronikeli ‘74 që ndodhët në pozitën e tetë (pozitë e barazhit).

Ndeshja tjetër e ditës së sotme zhvillohet mes Feronikelit 74 dhe Ballkanit, derisa nesër në orar janë edhe ndeshjet Dukagjini – Llapi e Fushë Kosova – Malisheva.

Perndryshe, të tri ndeshjet e sotme zhvillohen nga ora 15:00.  /2LONLINE/