DYLON

Identifikohet vozitësi i cili kishte bërë vozitje të rrezikshme dhe nuk iu kishte ndalur policisë

Identifikohet vozitësi i cili kishte bërë vozitje të rrezikshme dhe nuk iu kishte ndalur policisë
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës njësiti patrullues në Gjilan me 06.04.2024 rreth orës 20:00  ne rrugën e “Gjinollëve”  ka vërejtur një Automjet Golf duke vozitur me  shpejtësi të vrullshëm, të njëjtit i është dhënë shenjë që të ndalet por i njëjti nuk është ndalur dhe ka ikur në drejtim të pa njohur.

Pas veprimeve operative është arrit që të identifikohet vozitësi shtetas i Kosovës, dhe ndaj të njëjtit konform ligjit të trafikut rrugor  janë shqiptuar dy gjoba për Kundërvajtje: Mos respektim i urdhrit të policit dhe vozitje e rrezikshme nga njëqind e pesëdhjetë euro dhe një pikë negative veq e veq. 

EkoHigjiena

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.

Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë, thuhet në njofitmi ne policisë.  /2LONLINE/