DYLON

Kryetari i PDK-së prezanton Bedri Hamzën kandidat për kryeministër të Kosovës

Kryetari i PDK-së prezanton Bedri Hamzën kandidat për kryeministër të Kosovës
Avatar photo Redaksia

Derisa po flitet për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në nivel vendi, partitë politike veçse kanë filluar lëvizjet e para në këtë drejtim dhe njëra ndër to është edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

“Sot, kam nominuar Bedri Hamzën si kandidat të Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër të vendit tonë”, ka bërë me dije, Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së.

EkoHigjiena

Ai u shpreh se, “si një personalitet i dëshmuar, Bedriu është përgjigjja jonë ndaj thirrjeve të qytetarëve për jetë, mirëqenie dhe të ardhme më të mirë e më te sigurt”

“Të priftë e mbara, Kryeministër”, ka thënë i pari i PDK-së. /2LONLINE/