I digjet vetura, zjarri ia kaplon edhe një pjesë të shtëpisë
Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast në Viti, ku ankuesi ka treguar se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri vetura e tij, zjarri ka kapluar edhe një pjesë të shtëpisë se tij.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i zjarrfikësve të cilët e kanë shuar zjarrin.
Rasti është duke u hetuar, thuhet në raportin e policisë. /2LONLINE/
