DYLON

Nxënësja Lenë Osmani, shpresë olimpike, nënshkruan kontratë për bursë njëvjeçare me Komitetin Olimpik të Kosovës

Nxënësja Lenë Osmani, shpresë olimpike, nënshkruan kontratë për bursë njëvjeçare me Komitetin Olimpik të Kosovës
Avatar photo Redaksia

Pingpongistja e re Lenë Osmani, ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me Komitetin Olimpik të Kosovës, duke u bërë bursiste e këtij komiteti, ngase Lena konsiderohet shpresë olimpike.

Ditë më parë, kjo pingpongiste që garon për ekipin KPP Prishtina ishte shpallur pingpongistja më e mirë në Kosovë për kategoritë U17 dhe U19, kurse për vite me radhë ajo është kampione në nivel vendi dhe fituese e shumë medaljeve, kupave e  mirënjohjeve në Kosovë dhe në gara ndërkombëtare.

EkoHigjiena

Lenë Osmani, që është nxënëse maturante në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan është shprehur shumë e lumtur për këtë vlerësim që i është bërë,  duke theksuar se kjo bursë është një motiv shtesë për punë  të mëtejme dhe  se besimin që i është dhënë nga  Komiteti Olimpik i Kosovës do t’a  kthejë me  suksese edhe më të mëdha, duke u munduar që në të ardhmen sukseset e saja të shtrihen edhe në nivel ndërkombëtar, duke u munduar që në të sigurojë edhe normën olimpike.

Falë punës së trajnerit të saj, Feat Osmani, kjo lojtare  tejet e  talentuar dhe e përkushtuar në  punë, çdo ditë e më  tepër po dëshmohet në Kosovë dhe  jashtë saj, andaj plotësisht e ka merituar këtë bursë. /2LONLINE/