DYLON

Raportohen raste të “dhunë në familje” dhe “mbajtje, posedim i paautorizuar i mjeteve shpërthyese”

Raportohen raste të “dhunë në familje” dhe “mbajtje, posedim i paautorizuar i mjeteve shpërthyese”
Avatar photo Redaksia

Policia e Rajonit të Gjilanit: Raportohen raste të “dhunë në familje” dhe “mbajtje, posedim i paautorizuar i mjeteve shpërthyese”.

Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të “dhunë në familje” dhe “mbajtje, posedim i paautorizuar i mjeteve shpërthyese”, transmeton 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Këto raste janë regjistruar në Viti dhe Partesh.

INCIDENTET KRIMINALE

DHUNË NË FAMILJE

Viti / 02.03.2024 – 13:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, me një mjetë të mprehtë (thikë) ka therur vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

MBAJTJE, POSEDIM I PAAUTORIZUAR I MJETEVE SHPËRTHYESE

Partesh, 02.03.2024-14:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke pastruar shtëpinë e prindit të tij, ka hasur në një bombë dore dhe dy fishek. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa njësiti për deminim ka tërhequr bombën e dorës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.  /2LONLINE/