DYLON

Policia inicion rast për “falsifikim të dokumenteve”

Policia inicion rast për “falsifikim të dokumenteve”
Avatar photo Redaksia

Patrulla policore e policisë kufitare, gjatë patrullimit në zonën kufitare në pjesën lindore të vendit, konkretisht në udhëkryqin e rrugëve që shpije në drejtim të fshatrave Sfircë, Zajqevc e Tugjec të Komunës së Kamenicës, kanë ndaluar për kontroll katër kamion që po bartin dru.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit përkatës që lëshohet për transportimin e lëndëve drunore, kanë vërejtur se ai dokumentacion dyshohet të jetë i falsifikuar.

EkoHigjiena

Rasti është trajtuar në koordinim me Agjencinë e Pyjeve dhe organet e drejtësisë.

Policia ka inicuar rastin ‘falsifikimi i dokumenteve’ dhe po ashtu deri në përfundim të procedurave janë sekuestruar rreth 80m³ dru dhe mjetet me të cilat kryhej transporti.  /2LONLINE/