DYLON

Drita bënë hapa mbrapa nga synimi për titull kampioni

Drita bënë hapa mbrapa nga synimi për titull kampioni
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të javës së 23-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, sot janë zhvilluat tri ndeshje përfshirë edhe atë në mes të Fushë Kosovës dhe Dritës, që e fituan vendësit me rezultat minimal (1:0).

Golin e vetëm të kësaj ndeshjeje e shënoi Sinan Sinanoviq në minutën e 87-të.

EkoHigjiena

Drita me këtë humbje ka bërë hapa mbrapa nga synimi i saj për titull kampioni. Aq më tepër, kur skuadra liderë Ballkani sot ka fituar dhe ka rritur pikëdallimin dhe poashtu edhe skuadra tjetër Llapi, që në tabelë është i dyti, ka shënuar fitore.

Pra, Ballkani ka tani 48 pikë, Llapi 47 pikë e Drita mbetet pas me 43 pikë.

Rezultatet e takimeve të sotme.

Fushë Kosova – Drita  1:0
Dukagjini  – Ballkani  1:2
Feronikeli 74 – Llapi 0:1

Përndryshe, të dielën  janë edhe dy ndeshjet tjera të kësaj jave, Gjilani pret Malishevën, e Prishtina – Lirinë. /2LONLINE/