DYLON

Arrestohet i dyshuari për dhunë në familje dhe  kanosje

Arrestohet i dyshuari për dhunë në familje dhe  kanosje
Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore, në raportin e tyre 24 orësh,  kanë bërë me dije për një rast “dhunë në familje/kanosje’.

Sipas policisë, në Gjilan është arrestuar i dyshuari, pasi i njëjti dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij, si dhe kishte kanosur se do ta vrasë vëllain e tij.

EkoHigjiena

“I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë, mirëpo i njëjti për shkak të gjendjes shëndetësore është dërguar në repartin e psikiatrisë, në mbikëqyrje të policisë”, thuhet në njoftim.

Rasti është duke u hetuar.  /2LONLINE/