DYLON

Juan Camilo Mesa vishet bardh e kaltër

Juan Camilo Mesa vishet bardh e kaltër
Avatar photo Redaksia

Qendërmbrojtësi Juan Camilo Mesa do të jetë lojtar i ri i FC Drita, pasi ka nënshkruar marrëveshje me këtë klub.

“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje për transferimin e kolumbianit Juan Camilo Mesa”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit gjilanas të futbolli, FC Drita.

EkoHigjiena

Mesa luan në pozitë e qendërmbrojtësit dhe së fundmi ishte pjesë e Dinamo City nga kampionati shqiptar. Lojtari është pritur nga drejtori sportiv, Valon Zymberi i cili i dëshiroi mirëseardhje në klubin tonë.

“Mesa ka nënshkruar marrëveshje me klubin për një vite e gjysmë dhe do të jetë me ne deri në qershor të 2025”, thuhet në fund të njoftimit.  /2LONLINE/