DYLON

Krasniqi (PDK): Vizioni i Rugovës për orientimin euro-atlantik të Kosovës duhet vlerësuar gjithmonë

Krasniqi (PDK): Vizioni i Rugovës për orientimin euro-atlantik të Kosovës duhet vlerësuar gjithmonë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka kujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova në 18 vjetorin e vdekjes së tij.

“Në 18 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, kujtojmë dhe nderojmë figurën e tij dhe angazhimin e gjatë politik për shtet të pavarur dhe sovran”, ka thënë Krasniqi.

EkoHigjiena

Ai shtoi se vizioni i Rugovës për orientimin euro-atlantik të Kosovës duhet vlerësuar gjithmonë, ashtu si edhe shembulli që dha në kultivimin dhe ruajtjen e raporteve të mira me aleatët e shtetit tonë.

“Vepra intelektuale dhe politike e Dr. Ibrahim Rugovës ka lënë gjurmë në historinë e popullit tonë dhe si e tillë mbetet e veçantë, si një kontribut i çmuar në arritjen e qëllimeve tona për liri dhe pavarësi”, ka thënë Krasniqi  i PDK-së. /2LONLINE/