DYLON

Marko Roganovic vishet kuqebardhë, nënshkruan me SC Gjilanin

Marko Roganovic vishet kuqebardhë, nënshkruan me SC Gjilanin
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani, përmes një njoftimi zyrtar ka bërë me dije se e ka angazhuar futbollistin, Marko Roganovic.

Marrëveshja e firmosur është e vlefshme deri në verën e vitit 2025 me mundësi vazhdimi.

EkoHigjiena

27-vjeçari vjen si një vlerë e shtuar për të forcuar edhe më shumë repartin defansiv. Në edicionin e fundit ai ishte pjesë e klubit të njohur rumun Uta Arad.

“Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Roganovic dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.  /2LONLINE/