DYLON

Egzon Bejtullai i bashkohet skuadrës FC Drita

Egzon Bejtullai i bashkohet skuadrës FC Drita
Avatar photo Redaksia

“Bardhë e kaltër është edhe Egzon Bejtullai. Kemi kënaqësinë të iu njoftojmë që kemi arritur marrëveshje për transferimin e Egzon Bejtullait në radhët tona”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit gjilanas, FC Drita.

Sipas njoftimit, futbollisti Egzon Bejtullai sot i është bashkuar ekipit në Antalya të Turqisë ku është pritur nga drejtori sportiv,  Valon Zymberi i cili i dëshiroi mirëseardhje dhe shumë suksese së bashku.

EkoHigjiena

“Egzoni ka nënshkruar marrëveshje me klubin për dy vite e gjysmë dhe do të jetë me ne deri në qershor të 2026”, thuhet në njofitm. /2LONLINE/