DYLON

Gjatë tentimit për të ndaluar një veturë, lëndohet një polic, kurse në veturë gjenden lëndë narkotike

Gjatë tentimit për të ndaluar një veturë, lëndohet një polic, kurse në veturë gjenden lëndë narkotike
Avatar photo Redaksia

Zyrtarët policorë gjatë realizimit të detyrave të tyre, sot rreth orës 12:40 në fshatin Suhodoll- Mitrovicë Veri, gjatë tentimit për tw ndaluar për kontroll një veturë të dyshuar, drejtuesi i veturës nuk ka ndaluar dhe me veturë ka sulmuar-goditur një zyrtar policor dhe po ashtu një veturë të policisë.

Të ndodhur në këtë situatë kur seriozisht ishte e rrezikuar jeta e zyrtarëve policorë, zyrtarët për të mbrojtur jetën dhe vënë situatën nën kontroll, janë detyruat të përdorin armët e zjarrit.

EkoHigjiena

Gjatë zhvillimeve në këtë situatë një polic është lënduar (goditur nga vetura), kurse gjatë përdorimit të armëve nuk ka të dhëna për persona të lënduar.

Drejtuesi i automjetit (i dyshuari), ka arritur që të dalë nga vetura dhe të ikë në drejtim të panjohur. Në veturë është gjetur lëndë narkotike, dyshohet të jetë marihuanë (1,5 deri në 2 kg). Njësitet policore, përfshirë zyrtarë nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik kane dalë në vendin e ngjarjes.

Policia  janë duke e trajtuar rastin dhe në koordinim me organet e drejtësisë do të ndermirën veprimet për të zbardhur këtë rast dhe arrestuar personin e dyshuar, thuhet në njoftimin e policisë. /2LONLINE/