DYLON

Dyshohet se 400 euro të falsifikuara janë deponuar në bankomatin e një banke në Gjilan

Dyshohet se 400 euro të falsifikuara janë deponuar në bankomatin e një banke në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore kanë bërë me dije se dyshohet se euro të falsifikuara janë deponuar në bankomatin e një banke në Gjilan andaj edhe janë sekuestruar 400 euro dhe se për këtë po vazhdojnë hetimet.

Në njoftimin e policisë thuhet se arkëtarja e një banke, ka deklaruar se në bankomatin e bankës nga një klient janë deponuar gjithsejtë 700€, prej tyre janë 400€ të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

EkoHigjiena

Monedhat janë sekuestruar dhe rasti mbetet nën hetime.   /2LONLINE/

Raporti i policisë
FALSIFIKIM I PARASË

Rr. Esat Berisha, Gjilan  12.01.2024-15:00.  Ankuesja femër kosovare, arkëtare në bankë, ka deklaruar se në bankomatin e bankës nga një klient janë deponuar gjithsejtë 700€, prej tyre janë 400€ të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar dhe rasti mbetet nën hetime.