DYLON

Rashiti: Nderim përjetë heronjëve dhe veprës së tyre të pavdekshme!

Rashiti: Nderim përjetë heronjëve dhe veprës së tyre të pavdekshme!
Avatar photo Redaksia

Flakadanët e këtyre ditëve po ndizen kudo, per ta ndriçuar e kujtuar historinë e lavdishme të sakrificës për liri të heronjëve Nuhi Berisha, Rexhep Mala e Kadri Zeka.

Përkujtimi për ta na e jep krenarinë e brezave, dhe obligimin e përjetshëm patriotik për përulësinë ndaj veprës së tyre sublime, e cila na e mundësoi të mësojmë se asgjë dhe askush nuk duhet si atdheu.

EkoHigjiena

Emrin e Nuhiut, Rexhepit e të Kadriut, i kemi respektuar dhe nderuar edhe në kohërat më të rënda, sepse ata sot e asaj dite mbesin amaneti i gjeneratave të reja, gjakimi dhe kujtimi nëpër faqe librash, encikolopedish, nëpër këngë e poezi.

Nuhi Berisha, Rexhep Mala e Kadri Zeka do të mbesin misionarët e lirisë, dhe mësuesit se si i dilet zot vendit, se si ndryshohen dhe përmbysen rendet e padrejtesisë edhe në kohët e mbijetesës së kombit.

Nderim përjetë heronjëve dhe veprës së tyre të pavdekshme!

Riad Rashiti, Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Dega në Gjilan.