DYLON

SC Gjilani edhe zyrtarisht njofton për përfundim bashkëpunimi me Bejtullain e Nafiun

SC Gjilani edhe zyrtarisht njofton për përfundim bashkëpunimi me Bejtullain e Nafiun
Avatar photo Redaksia

“Sport Club Gjilani njofton zyrtarisht që ka përfunduar bashkëpunimin me futbollistët Egzon Bejtullai dhe Valmir Nafiu. Bejtullai dhe Nafiu ishin afruar në skuadër këtë edicion, teksa ndarja vjen pas një marrëveshje të dyanshme”, thuhet në njoftimin  zyrtar të klubit gjilanas.

SC Gjilani i ka falënderuar lojtarët Egzon Bejtullain dhe Valmir Nafiun për kontributin e dhënë në fanellën kuqebardh, duke u uruar suksese të mëtutjeshme në sfidat e ardhshme.

EkoHigjiena

“Faleminderit për momentet e bukura dhe angazhimin në klubin tonë”, thuhet në njoftim.  /2LONLINE/