DYLON

Haziri: Manifestimi “Flaka e Janarit” trashëgimi shpirtërore në nderim të të rënëve përmes vlerave kulturore

Haziri: Manifestimi “Flaka e Janarit” trashëgimi shpirtërore në nderim të të rënëve përmes vlerave kulturore
Avatar photo Redaksia

Kryetari i LDK-së së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se për 33 vjet, burra e gra në Gjilan, në ditët më të vështira dhe në ditë të mira, janë gjunjëzuar para veprës së heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit, të cilët i kanë dhënë këtij vendi ditën e bardhë të lirisë.

“Janari kudo është ‘muaj i vdekur’, vetëm ne bëjmë përjashtim sepse më 11 janar, në ditën e rënies së Rexhep Malës e Nuhi Berishës, fillojmë me manifestimin “Flaka e Janarit”, i cili tashmë ka hyrë si trashëgimi shpirtërore, në nderim të të rënëve përmes vlerave kulturore. Lavdi e përjetshme”, ka thënë Haziri i LDK-së. /2LONLINE/

EkoHigjiena