DYLON

Raportohen raste të lëndimit të lehtë trupor, posedim të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

Raportohen raste të lëndimit të lehtë trupor, posedim të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje
Avatar photo Redaksia

Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të lëndimit të lehtë trupor, posedim të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje, transmeton 2LONLINE.com.

Këto raste janë regjistruar në fshatin Bozhevc të Ranillugut, në fshatin Velekincë të Gjilanit dhe në lagjen “Arbëria” të Gjilanit.

EkoHigjiena

INCIDENTET KRIMINALE

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Fsh. Bozhevc, Ranillug  05.01.2024 – 20:40. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur. Ankuesi dyshon se sulmi mund të ketë ardhur për shkak se i njëjti kishte lajmëruar policinë për vjedhjen e pyllit nga persona të ndryshëm. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime.

POSEDIM I NARKOTIKËVE

Fsh. Velekincë, Gjilan  05.01.2024 – 10:00. Raportohet se njësitë policore kanë kryer bastisje në disa lokacione, ku janë gjetur dhe konfiskuar 19.7 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë dhe një armë zjarri. Lidhur me rastin, një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuar tjerë janë në arrati.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Lagja Arbëria, Gjilan  05.01.2024 – 09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në objektin e tij, janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator me dy fishekë dhe një gëzhojë. Me  vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /2LONLINE/