DYLON

Gjest human, e gjejnë portofolin me të holla e dokumente, e dorëzojnë në polici

Gjest human, e gjejnë portofolin me të holla e dokumente, e dorëzojnë në polici
Avatar photo Redaksia

Sot rreth orës 12:00 kanë ardhur në Stacionin Policor në Viti, dy qytetarë dhe deklarojnë se në rrugën “Adem Jashari” në Viti kanë gjetur një portofol me 1 mijë e 30 euro  si dhe dokumente personale.

 Policia nëpërmjet rrugëve operative  ka arrit me e identifikuar personin që i kishte humbur portofoli, dhe të njëjtit në bazë të procedurave ligjore i është  kthyer, ku me rastin e kthimit të pranishëm ishte edhe qytetaret që e kishin gjetë portofolin.

EkoHigjiena

Pronari i portofolit falënderon Policinë e Kosovës edhe palët qe i kanë kthyer portofolin.

“Duke çmuar këtë gjest human, të devotshëm dhe të ndershëm falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimi ne policisë. /2LONLINE/