DYLON

Ja kush janë kundërshtarët e Dritës dhe Gjilanit në 1/8 e Kupës së Kosovës

Ja kush janë kundërshtarët e Dritës dhe Gjilanit në 1/8 e Kupës së Kosovës
Avatar photo Redaksia

U tërhoq shorti për 1/8 e Kupës së Kosovës.

Sot në praninë e Komisionit të Garave, kryetarit Abdyl Bellopoja e anëtarit Isak Ejupi, administratorit të Superligës dhe Ligës së Parë, Agron Shosholli si dhe përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për 1/8 të Kupës së Kosovës në futboll, njofton FFK.

EkoHigjiena

Në këtë rreth të garave janë të përfshira 16 skuadra, të cilat më 3 dhe 4 shkurt do të përballen për kualifikim tutje.

Çiftet pas tërheqjes së shortit

Drita – Rilindja 74
Gjilani – Prishtina
Trepca 89 – Llapi
Vjosa – 2 Korriku
Feronikeli – Malisheva
Suhareka – Prishtina e Re
Ballkani – Vllaznimi
Dukagjini – Dinamo