DYLON

Trajneri Zekirija Ramadani e nis me fitore rrugëtimin e tij te Drita

Trajneri Zekirija Ramadani e nis me fitore rrugëtimin e tij te Drita
Avatar photo Redaksia

Sot janë zhvilluar tri ndeshjet tjera të javës së 16-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, e ku ndër to, skuadra e Dritës, ka shënuar fitore 3 me 1, ndaj skuadrës, Feronikeli 74’.

Kjo ndeshje u luajt në Gjilan, në stadiumin ndihmës, e ku skuadra bardhë e kaltër, regjistroi fitoren e tetë në këtë edicion, ndërsa, trajneri i ri i skuadrës gjilanase, Zekerija Ramadani e nis me fitore, rrugëtimin e tij te Drita, si trajner.

EkoHigjiena

Golat për Dritën në këtë takim i shënuan: Blerim Krasniqi (31’), Blend Baftiu (33’) dhe Albin Prapashtica (90+3’), derisa për mysafirët golin e vetëm e shënoi Razack (73’)

Me këtë fitore, Drita rikthehet në pozitën e dytë të tabelës së klasifikimit me 28 pikë.

Përndryshe, në takimet tjera të kësaj jave që u luajtën sot, Ballkani mundi Fushë Kosovën me rezultat 2-1, derisa Dukagjini e Prishtina barazuan, pa gola.  /2LONLINE/