DYLON

Java e 15-të, javë “ters” për skuadrat gjilanase

Java e 15-të, javë “ters” për skuadrat gjilanase
Avatar photo Redaksia

Për dy skuadrat nga qyteti i Gjilanit, FC Drita dhe SC Gjilani, që bëjnë gara në elitën e futbollit kosovar, java e 15-të e Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll, nuk ka qenë fare e mirë, pasi që të dyja kanë pësuar humbje,

SC Gjilani ditë më parë, humbi si vendës  nga Llapi (0-2), ndërsa sot edhe FC Drita, si skuadër mysafire, u mund nga Prishtina (1-0).

EkoHigjiena

Kjo javë ters ka bërë që, tani për tani, Drita ta humb edhe vendin e dytë, derisa Gjilani bie në zonën e barazhit.

Megjithatë që të dyja këto skuadra kanë nga një lojë më pak të zhvilluar, që të dyja me Ballkanin, që kryeson tabelën.

Ja si duket tabale e klasifikimit.  /2LONLINE/