DYLON

FSK shënoi Ditën e Ushtrisë

FSK shënoi Ditën e Ushtrisë
Avatar photo Redaksia

Sot,  më 27 Nëntor, Forca e Sigurisë së Kosovës hapi dyert e saj në të gjitha kazermat, Prishtinë, Istog, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Prizren e Pomozotin për të shënuar “Ditën e Forcës – Ditën e Ushtrisë”.

Manifestimi qendror u mbajte në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku ishin të pranishëm udhëheqësit më të lartë të shtetit, Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, Kryeministri, z. Albin Kurti , Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ministra, deputet dhe mysafirë të shumtë, nxënës, mësues, qytetarë të shumtë të cilët uruan ushtarët për ditën e tyre dhe panë nga afër pajisjet ushtarake të ekspozuara dhe u njoftuan nga ushtarakët për funksionin dhe gatishmërinë operacionale të njësive.

EkoHigjiena

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari në urimin e tij për “Ditën e Ushtrisë” shkroi: “Në këtë ditë të veçantë, le të reflektojmë së bashku në të kaluarën tonë dhe të nderojmë sakrificat e të gjithë atyre brezave të cilët janë meritoret më të mëdhenj të lirisë të cilën e gëzojmë sot.

Vetëm përmes përkushtimit dhe punës tuaj të palodhshme do të mund të arrijmë realizimin e qëllimeve tona të përbashkëta”

Urime Dita e Ushtrisë për ju, djem dhe vajza të shkëlqyer të ushtrisë sonë! 

Forca e Sigurisë së Kosovës