DYLON

Të drejtat pronësore luajnë rol kyç te barazia gjinore

Të drejtat pronësore luajnë rol kyç te barazia gjinore
Avatar photo Redaksia

Në prag të fushatës “16 Ditë Aktivizëm për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas dhe Dhunës në Baza Gjinore”, në Gjilan u organizua aktiviteti me temë “Ndikimi i të drejtave pronësore në uljen e rrezikut nga dhuna në baza gjinore”.

Aktiviteti u mbështet nga USAID-i, në kuadër të projektit “Qeverisja e Pronës’ dhe u udhëheq nga nënkryetarja e komunës znj. Leonora Morina Bunjaku dhe përfaqësuesja e USAID-it znj. Maria Berisha Sylejmani.

EkoHigjiena

Zyrtarja për Barazi Gjinore, Lindita Salihu ka prezantuar situatën aktuale sa i përket barazisë gjinore, dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore në komunën e Gjilanit, duke vlerësuar se të drejtat pronësore luajnë rol kyç në realizimin e agjendës së barazisë gjinore, fuqizimin e grave dhe vajzave si dhe uljen e rrezikut nga dhuna ndaj tyre. /2LONLINE/