DYLON

Parandalohet një tentativë për futje të paligjshme të mjeteve monetare në Kosovë

Parandalohet një tentativë për futje të paligjshme të mjeteve monetare në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Oficerët doganor në pikën e kalimit kufitar zbuluan një tentativë për futje të paligjshme të mjeteve monetare në territorin e Kosovës.

Gjatë pyetjes zyrtare, drejtuesi i automjetit mohuar se posedon ndonjë gjë për deklarim. Pas kësaj, mjeti është përzgjedhur për një kontroll të detajuar në vijën e dytë të procedurës së kontrollit, njofton Dogana e Kosovës.

EkoHigjiena

Si rezultati i kontrollit janë gjetur mjete monetare të padeklaruara në vlerë prej 35,200.00 Euro. Është vërejtur se paratë ishin të fshehura në pjesën e brendshme të xhaketës, të ndara në 5 pjesë. Për të theksuar, pala për mjete monetare nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion lidhur me prejardhjen e tyre. Në përputhje me ligjin, është konfiskuar një shumë prej 8,800.00 Euro, që përfaqëson 25% të vlerës totale të mjeteve monetare. Pjesa tjetër e mjeteve monetare është ndaluar deri në përmbylljen e procedurave të mëtejshme.

Ky veprim është ndërmarre në përputhje me detyrimet ligjore dhe procedurat e Kodit Doganor të Kosovës, duke dëshmuar vendosmërinë e institucionit doganor për luftën ndaj tentativave të paligjshme të transportit të mjeteve monetare në territorin e vendit, thuhet në njoftimi ne Doganës.  /2LONLINE/