DYLON

Kryetari Hyseni: Bujqësia vazhdon të jetë një nga prioritetet tona

Kryetari Hyseni: Bujqësia vazhdon të jetë një nga prioritetet tona
Avatar photo Redaksia

Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit ka bërë me dije se 153 lopë të racës simental janë ndarë për fermerët dhe se ky është numri më i madh i dhënë ndonjëherë për 23 vite.

Nga 159 aplikues për lopë qumështore, 153 janë përfitues.

EkoHigjiena

“Bujqësia vazhdon të jetë një nga prioritetet tona. Viti 2023 e gjen këtë sektor me buxhetin më të madh ndonjëherë”, ka thënë i pari i Gjilanit.

Kryetari Hyseni tha se janë përherë në shërbim të fermerëve.

“Ky projekt është bashkëfinancim me organizatën Islamic Relief Kosova, ndaj të cilëve jemi falënderues dhe mirënjohës”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. /2LONLINE/