DYLON

Tejkalon në vijë të plotë, i merret leja për tre muaj dhe gjobitet me para dhe pikë negative

Tejkalon në vijë të plotë, i merret leja për tre muaj dhe gjobitet me para dhe pikë negative
Avatar photo Redaksia

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësiti i komunikacionit rrugor falë bashkëpunimit me qytetarë, kanë identifikuar kundërvajtësin i cili duke drejtuar automjetin e tij në Kllokot, në bazë të video incizimit të pranuar në E-mail adresën zyrtare, shihet duke bërë tejkalim të pa sigurte dhe në vijë të plotë, me të cilin veprim rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në trafik dhe bie ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor. 

Ndaj këtij kundërvajtësi është shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj.

EkoHigjiena

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë, thuhet në njoftimi ne policisë. /2LONLINE/