DYLON

Ndeshjet e “Elite Round” në Ligën e Kampionëve në futsall zhvillohen në Kosovë

Ndeshjet e “Elite Round” në Ligën e Kampionëve në futsall zhvillohen në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Ndeshjet e fazës ‘Elite Round’ në grupin ku do të jetë e përfshirë FC Prishtina 01 do të zhvillohen në Kosovë. UEFA ka vendosur që kampionit të Kosovës t’ia besojë organizimin e ndeshjeve të grupit, shorti i të cilës fazë do të tërhiqet të enjten, njofton federata e Futbollit e Kosovës (FFK).

Klubi e ka fituar të drejtën e organizimit për ndeshjet e grupit në të cilin do të jetë prezent dhe do të dihet këtë të enjte.

EkoHigjiena

Ndeshjet do të zhvillohen nga 28 nëntori deri më 3 dhjetor në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet.

Kësisoj, kryeqyteti do të jetë mikpritës i top-ekipeve evropiane, njofton FFK. /2LONLINE/