DYLON

Kryesia e Kuvendit: Të enjten dhe të premten Kuvendi mblidhet në seancë

Kryesia e Kuvendit: Të enjten dhe të premten Kuvendi mblidhet në seancë
Avatar photo Redaksia

Nën drejtimin e kryetarit Glauk Konjufca, Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës përcaktoi sot agjendën e punës së Kuvendit për këtë javë.

Kështu, Kryesia vendosi që Kuvendi të mblidhet në seancë të enjten, më 2 nëntor, në orën 10:00, për të vijuar me shqyrtimin e pikave të papërfunduara nga seancat e kaluara.

EkoHigjiena

premten ndërkaq, Kuvendi do të mbajë seancë të re plenare.

Seanca pritet të fillojë me debatin lidhur me procesit e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, për të vijuar me shqyrtimin e disa projektligjeve dhe rekomandimeve.

Në mbledhjen e sotme Kryesia shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj. /2LONLINE/