Parashikimi i motit për sot dhe nesër
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës sot do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale kohore me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi 1-8m/s.
Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Në orët e para të ditës parashihet të ketë mjegull në ultësira dhe në vende rrëzë maleve.
Vranësira të pakta mund të ketë përreth relievit malor.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s. /2LONLINE/
