DYLON

LDK: Buxheti i Komunës për vitin 2024 u votua unanimisht në Kuvendin Komunal të Gjilanit

LDK: Buxheti i Komunës për vitin 2024 u votua unanimisht në Kuvendin Komunal të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

“Këshilltarët Komunalë të Lidhjes Demokratike të Kosovë në Gjilan, treguan konstruktivitet dhe zgjatën dorën e bashkëpunimit me ekzekutivin e Komunës në të mirë të qytetarëve”, thuhet në një komunikatë të Grupit të Këshilltarëve të LDK-së, pjesë e Kuvendit Komunal të Gjilanit.

Më tej thuhet se me disa propozime të LDK-së dhe partive tjera opozitare, buxheti kaloi pa kundërshtime.

EkoHigjiena

“Jemi deklaruar në fillim që do të jemi opozitë kontruktive e këtij pushteti, dhe ashtu do të qëndrojmë deri në fund. Pavarësisht se ky buxhet nuk ishte më së miri i planifikuar, ne kemi parë të rrugës që të mos bëhemi pengesë as për këto pak projekte në të mirën publike”, thuhet në komunikatën e Grupit të Këshilltarëve të LDK-së. /2LONLINE/