DYLON

Nënoficerët e FSK-së vizitojnë FARSH-në

Nënoficerët e FSK-së vizitojnë FARSH-në
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të planit të Bashkëpunimit Bilateral, Shkolla e Nënoficerëve të FSK-së ka realizuar vizitë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë ( FARSH),njofton Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Delegacioni FSK-së pati vizitë në Qendrën e Arsimimit Profesional të Nënoficerëve (QAPN) , ku u diskutuan hapat e ardhshëm për bashkëpunim  dypalësh duke përfshirë përafrimin e programeve mësimore për nënoficerë.

EkoHigjiena

Pjesë e vizitës kanë qenë edhe Instruktorët dhe Kursantët e Kursit të Rreshter Majorëve, të cilët kanë realizuar Vizitën e Studimit të Betejës në Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti” në Krujë.

Me këtë rast delegacioni i FSK-së bëri vizite edhe në Komandën e Forcave Tokësore dhe në Regjimentin e Operacioneve Speciale, ku u informuan për trajnimet, zhvillimet dhe të arriturat e këtyre njësive, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës. /2LONLINE/